Ish-Kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar menaxhimin e pandemisë Covid 19 nga ish qeveria e Albin Kurtit dhe kjo aktuale që drejtohet nga Avdullah Hoti.
Sipas tij nuk mund të bëhen krahasime se kush menaxhoi më mirë për shkak se në kohën e Kurtit, rrethanat me coronavirus ishin krejt ndryshe.“Dallojnë të dy situatat, e para ishte me përhapjen e virusit, si mund të shfaqet, çka duhet bërë, mos të lejohet ardhaj e tij ose përhapja. Kjo e dyta tash që po përpahet virusi është nga e para dhe nuk është tash që po shfaqet virusi, është vazhdim i fazës së pare, ka pas punë angazhim në fazën e parë të gjithve, qeverisë, policisë, mjekëve, por ka pasur edhe gabime disa prej të cilave kuptohet se e kanë vështirusuar fazën e dytë dhe mund të ketë edhe fazë të tretë dhe nga puna që e bëjmë sot varet vazhdimi.
Mendoj që të kemi plan afatëgjatë dhe jo vetëm një veprim të menjëhershëm, por me gjasë do të bashkëjetojmë me pandeminë”, ka thënë Haradinaj shkruan Gazeta Blic.
Discussion about this post