Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Qyshk të Pejës.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se personi që ka vdekur është 17-vjeçari Fatlind Jahaj.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur në momentin kur ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përshtat shpejtësinë e mjetit që po drejtonte në atë rrugë.
Për një moment, ka humbur drejtimin duke dalur nga rruga dhe është goditur për një shtyllë betoni.
Bashkë me shoferin i cili ka ndërruar jetë, ka qenë edhe pasagjeri i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve të rënda.
Rastin për vdekjen e 17-vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi për Sinjalin.
Discussion about this post