Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon të sigurojë përsëri një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lushtaku vetëm në komunën e Skënderajt, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 5 mijë e 512 vota, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë se PDK, në Skënderaj ka arritur të fitojë 72,29 % të votave.
Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Discussion about this post