Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Xhek Rexhaj, përmes një postimi publik në rrjetin ka folur edhe njëherë për takimin e Brukselit, i mbajtur ditë më parë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rexhaj në këtë shkrim të tijin, ka dhënë disa nga prapaskenat e mundshme pas rifillimit të dialogut mes dy vendeve.
Sipas opinionistit, kryeministri i Kosovës, për herë të parë gjithë këto vite e mbështeti për muri kreun e shtetit serb.
Ai madje konsideron se shefi i qeverisë së Kosovës ka mbështetje të fuqishme që bisedimet të kryhen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Ja shkrimi i tij:
Prapaskenat e rifillimit të bisedimeve për Kosovën, për tmerrin e Vuçiqit, BE-ja tashmë ka qëllimin e qartë për përfundimin e bisedimeve!
Të vërtetat e takimit të fundit në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës z.Hoti për herë të parë gjithë këto vite e mbështeti për muri Vuçiqin.
Z.Hoti hapi tre tema të cilat e dobësojnë pozicionin serb, sidomos të zhdukurit dhe dëmet e luftës….
Z Hoti në takimin e fundit e mundi Vuçiqin, dhe se u pa që z.Hoti ka mbështetje të madhe që bisedat të kryhen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, derisa Vuçiqi deri tash ka mashtruar opinionin serbë se po flitet për status.
Ndërsa z. Hoti e bëri të qartë se bisedimet janë për njohje të ndërsjellë dhe vetëm kjo është tema. Bile Vuçiqi u mundua ta ngutë temën e asociacionit, por po shihet se as BE e as SHBA nuk duan diçka të tillë.
Kryeministri i Kosovës ishte në përparësi gjatë tërë takimit.
Discussion about this post