Ministria e Arsimit ka marrë vendim që ta ndërprejë mësimin e rinisur për klasët e nënta, pas rikthimit masiv të rasteve me coronavirus në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Arsimit, Shkencës, teknologjisë dhe Inovacionit, Ramë Likaj.
Ai tha se kjo do të vazhdojë deri në njoftimin për vendimin e radhës nga MASHT-i.
Sot në Kosovë janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus. Kështu ka njoftuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani në konferencë për media pas vizitës së kryeministrit Hoti me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj dhe atë të Arsimit, Ramë Likaj në këtë institut.
Gjithashtu, kryeministri Hoti bëri me dije për qytetarët se nëse vazhdon mos-respektimi i rekomandimeve, atëherë vendi do t’i kthehet izolimit. /Lajmi.net/
Discussion about this post