Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar themelimin e Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Periskopi.
Latifi ka thënë se ka frikë se ‘kemi mu bë horë’ me këtë ide, dhe për këtë ka rënditur dy arsye.
Ai ka thënë se shqiptarët nuk kanë dëshirë që të preken tek parat dhe si arsye të dytë e ka paraqitur mësimin e tyre që siguria kombëtare duhet të jetë falas.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Kam frikë se kemi me u ba horë me kët’ Fondin e Sigurisë.
Për dy arsye: shqiptarët nuk kanë qejf me i ngucë tek kuleta dhe përvoja e hidhur me fondet e kaluara.
Këtyre dy arsyeve duhet shtuar edhe fakti se jemi mësuar ta kemi sigurinë kombëtare gratis dhe përgjatë gjithë këtyre viteve aq shumë është hedhur baltë mbi luftën e UÇK-së dhe kulturën e patriotizmit, saqë kam përshtypjen se jemi në të njëjtën shkallë mosbesimi tek vetja me atë të para luftës”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI
Discussion about this post