• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 31 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

LDK i reagon zyrtarisht Vetëvendosjes: Me votat tona erdhët në pushtet

by Kosova24
5 Qershor, 2020
in Lajme, Politikë
0
LDK i reagon zyrtarisht Vetëvendosjes: Me votat tona erdhët në pushtet
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Anton Quni, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, ka reaguar për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë.Në reagimin e tij, Quni thotë se kanë qenë votat e LDK-së ato që e kanë bërë të mundshme fitoren e VV-së në Prizren, dhe rrjedhimisht sipas tij, patën vendosur që të bëhen pjesë e koalicionit në këtë komunë.Mirëpo, Quni shton se zhvillimet politike qendrore asnjëherë nuk kanë ndikuar asnjëherë në qeverisjen e tyre në Prizren, nga ana e Lidhjes Demokratike.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Prizrenit,

Edhe njëherë jemi të detyruar ta sqarojmë opinion e gjerë në lidhje me zhvillimet e fundit rreth koalicionit tonë me VV-në në nivel lokal.Që nga fillimi i këtij mandati të pushtetit lokal në Prizren, kemi bërë të ditur se, ka qenë vullnet i mirë dhe dëshirë e Degës së LDK-së për të dhënë kontributin tonë në të mirën e gjithë qytetarëve të Prizrenit, pa dallim të përkatësisë politike, etnie e religjioni, duke vënë në shërbim përvojën tonë të dëshmuar suksesshëm në qeverisje lokale, si një parti e cila përgjatë qeverisjes së saj me Prizrenin, ka realizuar suksesshem projektet më kapitale të nevojshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.Meqenëse ishin votat e elektoratit të LDK-së që e bënë të mundur fitoren e VV-së në balotazh, kemi ndier edhe një obligim shtesë për tu bërë pjesë e qeverisjes nga e cila pritej të bënte ndryshimin pozitiv në qeverisje, sa është arritur kjo, u mbetët qytetarëve prizrenas ta vlerësojnë.Rrugëtimi ynë i përbashkët me VV-në nuk ishte i lehtë, përkundër performancës shumë të mirë të përfaqësuesve tanë në koalicion, kishim ulje e ngritje e edhe mosmarrëveshje të herëpasherëshme rreth koncepteve të ndryshme të qeverisjes lokale dhe mënyrës, poashtu të ndryshme të qasjes së të qenurit partner në bashkëqeverisje dhe funksionimit e veprimit si të tillë.

Ishim në proces të shkëputjes së partneritetit, por shfaqja e pandemisë Covid-19 na bëri që të rishqyrtojmë ndërprerjen e bashkëpunimit në bashkëqeverisje dhe drejtorët tanë u vunë në ballë të ofrimit të ndihmës e mbështetjes për qytetarët e Prizrenit, sidomos në fushën e asistencës sociale dhe të bujqësisë e zhvillimit rural që drejtoheshin nga ne.

Për ne, zhvillimet në nivel qendror nuk kanë qenë asnjëherë arsye që kanë interferuar në bashkëpunim në nivel lokal, sepse gjatë tërë kohës kishim parasyshë nevojën e qytetarëve të Prizrenit për tu shërbyer dhe jo interesin afatshkurtër të përfitimit politik.Prandaj, tash kur pandemia duket që po jep shenjat e zbutjes së agresivitetit me të cilin u shfaq në fillim, është mirë që rrugët tona po ndahen përfundimisht.Duke falenderuar kryetarin Haskuka për punë të përbashkët të deritanishme, bëjmë me dije se LDK – Dega në Prizren do të vazhdoj aktivitetin e saj duke u shndërruar në korrektor të pakompromis të lëshimeve, gabimeve, neglizhencës e mospunës së pushtetit lokal, si dhe do të luan rolin e saj konstruktiv në quarjen përpara të çdo projekti që përmirëson jetën e qytetarëve të komunës tonë.Jemi të sigurt që kontributi dhe punët e mira që drejtorët tanë kanë bërë duke përmbushur obligimin e tyre për tu shërbyer me ndershmëri, profesionalizëm dhe korrektësi do të vlerësohet pozitivisht nga qytetarët e Prizrenit.Nga tani fillojmë fazën e përgaditjes së platformës tonë qeverisëse që do ti ofrojmë Prizrenit si alternativën më të mirë për të qeverisur në mandatin e ardhshëm, pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në ciklin e rregullt zgjedhor.

Previous Post

A do të ndodhë koalicioni PDK – Vetëvendosje? Kjo është përgjigja e Kadri Veselit

Next Post

Publikohet harta e ndarjës së Kosovës, profesori zbulon edhe një arsyje pse u formua qeveri tjetër

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.