Janë liruar dje tre shtetasit serbë që dy ditë më parë u ndaluan nga Policia e Kosovës teksa posedonin disa emblema të UÇK-së.
Kështu ka bërë të ditur prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Geci.
“Pasi janë mbledhur të gjitha dëshmitë, kam dhënë urdhër që të lirohen sepse nuk kemi prova që në këtë moment ta dërgojmë çështjen në gjykatë”, tha ai për KALLXO.com.
Geci ka deklaruar se të dyshuarit kanë thënë se janë koleksionues të emblemave.
“Tek ta janë gjetur 5 emblema të UÇK-së, i kanë blerë në një qendër tregtare, pasi i kanë blerë kanë thënë se janë koleksionues të tyre, tjetër diçka nuk është gjetur”, tha ai.
Tre serbët kanë vendbanim të përhershëm në Serbi dhe u hasën në lagjen “Dragodan” të Prishtinës në një rrugë e cila dërgon te disa qendra tregtare të zonës.
Në veturën e tyre janë gjetur disa emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Discussion about this post