Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka tërhequr paralele në mes të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe negociatave që po bëhen në Bruksel me Serbinë për targat.
Sipas tij, e para e përjashton të dytën, transmeton KlanKosova.tv.
“Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës natyrën e “aborton” mundësinë e arritjes dhe zbatimit të një marrëveshjeje për targat”, ka shkruar ai në Twitter.
Discussion about this post