• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Maliqi thotë se po ndodhë ajo që ka parashikuar më 2014, sipas tij ja kush do të formojë Qeverinë

by Kosova24
25 Maj, 2020
in Lajme
0
Maliqi thotë se po ndodhë ajo që ka parashikuar më 2014, sipas tij ja kush do të formojë Qeverinë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Analisti politik, Shkelzen Maliqi ka parashikuar situatën politike në vend pas rrëzimit të qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ai ka publikuar një shkrim të vitit 2014, që sipas tij, edhe sot përkon me realitetin politik.

Ai më 2014, kishte shkruar se nëse Thaçi dhe PDK nuk do të kund ta formojnë Qeverinë, atëherë të dytit i takon formimi i saj.

Shkrimi i plotë i Maliqit:

Pas zgjedhjeve të vitit 2014, që sot me të drejtë vlerwsohen si moment kyç dhe përmbysës në zhvillimet politike në Kosovën e pavarur, që kanë shkaktuar një bllokadë 6-vjeçare, dhe rrëzimin e 3 qeverive pasuese (Mustafa, Haradinaj dhe tani Kurti), unë kam pas bëre disa shënime dhe analiza që janë parashikurse dhe shpjeguese edhe për krizën me të cilën ballafaqohemi edhe sot.

Shenimin e parë, të titulluar “Pat pozicioni” nuk e pata përfunduar dhe publikuar, kurse i dyti, që është përgjigje një pyetjeje portalit “Politiko”, ka qenë u publikuar dhe të kombinuara, këto dy fragmente anlaizash përplotësohen dhe profetizojnë zhvillimet e mëtejme nën ndikimin e strategjive populliste të Albin Kurtit.

Pat pozicioni

Opozita ka drejtë që të krijojë qeverinë e re nëse mandatari i parë, Hashim Thaçi, nuk arrin që të mbledh kuotën e nevijshme të votave në Kuvend, minimum 61, kurse Ramush Haradinajt kjo i shkon për dore. Marrëveshja e krerëve të LDK, AAK dhe Nismës, në trajtën e saj aktuale, është pretenduese sepse llogariten 48 ulëse në Kuvend (LDK 31, AAK 11, Nisma 6), por i duhen edhe 13 tjera të sigurta në mënyrë që ta bëjnë mazhorancën e re qeveritare.

Por, nga ana tjetër, poqësese Haradinaj, Mustafa dhe Limaj këmbëngulin, përpjekja e Hashim Thaçit për të formuar qeverinë, gjithësesi do të jetë e dështuar sepse ai me “Misionin e ri” i ka të sigurta vetëm 36 ulëse në Kuvend dhe nuk e ka as mundësinë teorike t’i bëjë edhe 24 ulëse tjera që do ta bënin mazhorancën qeverisëse.

Nëse, p.sh. Thaçi do ta merrte përkrahjen e të gjitha subjekteve minoritare, me 20 ulëse që i kanë të garantuara, Misioni i ri do të arrinte deri te një kuotë prej 56 ulëseve, e cila është më e lartë se ajo e koalicionit të treshës LDK-AAK-Nisma, por e pamjaftushme sepse i mungojnë 5 ulëset që e nxjerin me mazhorancë .

Faktori kyq në të gjitha llogaritjet e bërjes së qeverisë së re, aktualisht është Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka 16 ulëse në Kuvend. Këto 16 vota e bëjnë diferencën vendimtare para se mandatarët potencialë, Thaçi dhe Haradinaj, të filojnë konsultat për bërjen e qeverisë.

Vetëvendosja me thirrjen e saj që të bashkohet opozita e ka hapur rrugën që të bllokohet dhe përmbyset Thaçi. Me votat e VV “Koalicioni i shpresës”, siç u quajt, arrin kuotën prej 64 ulëseve me të cilën zgjidhen të gjitha dilemat. Madje Haradinaj mund ta ndërtojë mazhorancë edhe më bindëse nëse në qeveri merr cilëndo nga partitë minoritare.

Por, kjo llogaritje që definitivisht bllokon Thaçin dhe ia hap rrugën Haradinajt, nuk është pa probleme, dhe nuk është se një qeveri e numrave të tillë do të ishte stabile dhe e lehtë…. (më 11 qershor 2014.)

Intervista për “Politiko”:

Pyetja: Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar: ‘Nuk e duam Listën Serbe në Qeveri, sepse nuk i duam së pari as në Kuvend, pasi ata janë peshqesh i Kryeministrit në ikje’. Me Kushtetutën e Kosovës, komunitetet pakicë, pra edhe serbët, janë të obliguara të jenë pjesë e Qeverisë, ndërsa në Kuvend kanë edhe vendet e garantuara.

Përveç këtij fakti të panashkalueshëm, si e shihni këtë deklaratë të Kurtit? A është raciste? Si çka mund të shpjegohet kjo mënyrë e të menduarit të Kurtit?

Sh.Maliqi: Deklarata tregon se Albin Kurti, në esence, edhe pse e ka zbut fjalorin, nuk është moderuar aspak. Nuk dua të ndalem te cilësimi i këtij qëndrimi që praktikisht a priori përjashton një subjekt politik serb që të jetë i pëfaqësuar në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës. Por është e qartë se Lista serbe nuk mund të reduktohet në peshqesh që na e ka paska lënë Kryeministri në ikje.

Lista serbe përfaqëson 90 për qind të elektoratit serb në Kosovë. Mund të mos i pëleqeni kërkesat dhe qëndrimet e Listës, por ajo është tani një subjekt politik që ka transformuar politikën serbe në Kosovë duke pranuar që të garojë në zgjedhjet e Kosovës sipas rregullave të këtushme. Lista serbe është një forcë reale me të cilën Kosova duhet të llogarisë, të bisedojë, të bëjë politikë dhe marrëveshje, në kuadër të atij procesi që për qëllim e ka integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Dhe këtë ‘peshqesh’ e kemi nga procesi i dialogut që është përkrahur nga BE-ja dhe SHBA-të, si dhe nga të gjita forcat politike në Kosovë, pos Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëse do të kërkohej arsyeja pse Kurti del me një deklaratë të tillë, mendoj se pas saj fshehet një manipulim popullist. Kurti me idenë e përjashtimit të Listës serbe nga Qeveria mëton promovimin e Vetëvendosjes si faktor kyç dhe i vetëm që mundëson krijimin e një qeveri të mazhorancës shqiptare.

Përderisa Qeveria e pretenduar Haradinaj nuk i ka numrat për mazhorancë, sepse ngec te 47 deputetë, dhe oferta e kushtëzuar e Vetëvendosjes mund ta çoj shumicën në 63 deputetë, përjashtimi i Listës serbe mund të kuptohewt edhe si bllokim i Haradinajt që qeverinë ta krijojë duke lidhur koalicion me deputetet e pakicave, që janë gjithësejt 20. Por pa 9 deputetë të Listës serbe, që Kurti nuk i do në Qeveri, Haradinajt i mbesin vetëm 11 deputetë të pakicave, e që është numër i pamjaftueshëm për ta aritur mazhorancën qeveritare (47 – 11 = 58).

Me këto kalkulime, që nuk besoj se nuk janë të menduara mirë, Kurti ia zë pritën ambicieve edhe të Hashim Thaçit, edhe të Ramush Haradinajt, duke siguruar për vete dy favore.

Me fjalë të tjera, besëlidhja e Ramushit me Isën dhe Fatmirin pamundëson edhe një mandat të Hashim Thaçit, kurse detyrimi i këtyre të besëlidhjes që të pranojnë kushtet e Kurtit rreth dialogut dhe privatizimit, përfshirë tani edhe përjashtimin e Listës serbe, do të ishte një fuqizim i jashtëzakonshëm i vetë Albin Kurtit, i cili edhe pa qenë në Qeveri do të mund të dirigjonte me politikat e saja si një Kryeministër në hije.

Por, besoj se kalkulimi i Kurtit nuk ndalet këtu. Popullizimi i tij mëton më shumë, që proceset t’i çoj në favor të tij personal dhe të Vetëvendosjes edhe nëse treshja e besëlidhjes nuk do t’i pranonte kushtet që do të dërmonin seriozisht raportet e Kosovës me BE-në dhe SHBA-në.

Këtij koncepti popullist do t’i konventonte edhe çdo dështim për krijimin e Qeverisë Haradinaj, qoftë nëse procesi do të përfundonte me përsëritjen e zgjedhjeve, qoftë nëse beslidhja do të prishej dhe Isa Mustafa ose Ramush Haradinaj do të detyroheshin të bënin marrëveshje me Hashim Thaçin ose edhe ndonjë kandidat tjetër të PDK-së, si zgjidhje e imponuar nga faktori ndërkombëtar.

Kurti llogarit që çdo poshtërim eventual i tillë i LDK-së ose i AAK-së, do të ndikonte që Lëvizja e tij të bëhet opozitë dhe alternativë e vetme për PDK-në, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të mbahen, të marrë votat e të zhgënjyerve të këtyre subjekteve duke u bërë, nëse jo subjekti më i votuar, atëherë i dyti për nga fuqia.

Previous Post

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Next Post

6 raste të reja me koronavirus në Kosovë, të infektuarit janë nga kjo Komunë

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.