Skuadra e Manchester United ka shprehur interesim që një kohë të gjatë për transferimin e anësorit të Dortmund, Jadon Sancho.
Anësori anglez në dy sezonet e fundit është duke kaluar në një formë të mrekullueshme dhe ka marrë vëmendjen e drejtuesve të klubit të Manchester United, transmeton Indeksonline.
Klubi gjerman po kërkon hiq më pak se 100 milionë euor për Sanchon.
Por, United nuk është e interesuar që të paguaj këtë çmim pasi sipas tyre është i lartë.
Disa zyrtarë të klubit të United në mënyrë anonime i kanë thënë ‘SkySports’ se klubi anglez nuk do të jap më shumë se 50 milionë euro.
Duke parë kërkesat që janë për Sanchon, një çmim i tillë do të ishte tallje për klubin anglez./Indeksonline/
Discussion about this post