Delegacioni i Kosovës me në krye Avdullah Hotin ka arritur në Uashington. Kosova dhe Serbia do të diskutojnë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit të ardhshëm.
Në takimin që do të mbahet të premten, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti do të shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.
Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij.
Megjithatë, Hoti ftesë nuk iu ka dërguar dy liderëve të shtetit, presidentit e kryeparlamentares, madje as nuk është koordinuar me ta para takimit.
Ftesë nuk ka marrë as kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express stafi i kryetares së Kuvendit.
Nga presidenca ditë më parë kanë konfirmuar se Hoti nuk i ka ftuar në takim, e as nuk iu ka kërkuar përfaqësues.
Discussion about this post