Një qytetarë thotë se nuk i është lejuar që të votojë në një nga vendvotimet në Prizren.
Ai ka deklaruar për T7 se ja kanë mohuar të drejtën e votimit për shkak se është dyshuar se ka votuar mëherët.
“Problemi qëndron se ma mohojnë të drejtën për një pik spreji. Anash në gisht del se është spërkatur me sprej dhe nuk më lënë që të votoj. Që 1 orë jam në këtë pikë të votimit dhe po pres që të votoj”, ka thënë ai.
Qytetari thotë se ka shkuar bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij që të votoj, dhe ka mundur që spreji t’i bjerë edhe atij, por që ai nuk ka votuar asnjëherë.
“Unë e kam pasur shoqen me votu dhe nënën me votu, ndoshta prej asaj më ka mbet një pik, një shenj. Unë dua ta shoh listën a është i votuar emri im apo jo. Nuk ma kanë treguar atë.
Ai thotë se edhe personave tjerë u ka ndodhur një gjë e tillë, por që ai nuk do të heq dorë nga vota e tij./Express/
Discussion about this post