Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar paraardhësin e saj Glauk Konjufcën dhe partinë e tij se kanë dëmtuar lidhjet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë.
“Gjuhën degraduese e ka instaluar Vetëvendsoje. Gjuha e përdorur ndaj SHBA-së ka qenë më e ashpër se ndaj Serbisë. Vetëvendosje ka akuzuar SHBA-në dhe ambasadorin Grenell për thika mbi harta, ndërsa Serbisë i është hequr taksa. Është treguar mirëbesim ndaj Serbisë, por jo edhe ndaj SHBA-së. Kjo nuk besoj se reflekton ndaj pritjeve të qytetarët të Kosovës ndaj SHBA-së. Gjithë kjo narrativë inflamatore e ka përcjellë Vetëvendosje dhe etapat e saj”.
Përpos këtyre akuzave, Hardinaj-Stbulla në Rubikon të Klan Kosovës tha se veprimi i Konjufcës për të tërhequr diplomatët nga misioni është e papranueshme.
Megjithatë, ajo u pajtua se ka pasë diplomatë që kanë punuar kundërligjshëm dhe të tillë që iu ka kaluar afati dhe është dashur të kthehen.
“Secili diplomat e di që kur duhet të shkojë dhe të kthehet sipas kalendarit. Është e vërtetë që ka diplomatë që e kanë kaluar afatin e tyre dhe duhet të kthehen. Por, ka pasë edhe vendime selektive nga Konjufca. Qëllimisht është defunksionalizuar misioni ynë në SHBA, e po ashtu edhe misioni në Hagë. Ndoshta kanë pasë qëllim të dërgojnë njërz të tyre, edhe pse s’e kanë bërë, por e kanë lëvë vendin të zbrazur në kohën kur njerëzit tanë po shkojnë në Hagë. Pa asnjë arsye e kanë lënë misionin hapur. E them qëllimshëm sepse kanë pasë interesa të caktuara. Narrativa e tyre ka qenë kundër njerëzve të UÇK-së. Ka qenë esenciale të kemi një trupë diplomatike”.
Haradinaj tha se këto vendime nuk i ka hedhur poshtë por i ka pezulluar për një afat të caktuar pasi që mendon se kanë qenë vendime jolegjitime të marra nga një ministër i shkarkuar.
Ndërkaq, për mbledhjen e parë të Komisionit për Punë të Jashtme ku Haradinaj-Stublla e kishte raportimin e parë, ajo tha se i vjen keq për atë që ndodhi dhe se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë lajme të tilla.
Por, kryediplomatja tha se nuk ka qenë prezente në sulmin që po pretendojnë deputetët e Vetëvendosjes nga kolegët e tyre të LDK-së.
“Unë kam dalë nga salla, por flitet se ka ndodhë një skenë e tillë që s’e kam parë. Nuk mund të flas për diçka që s’kam qenë prezente. Para meje ka ndodhur fyerje verbale gjatë fjalimit tim, por edhe ndërmjet”.
Discussion about this post