Ka vazhduar debati i ashpër në mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe janë përplasur deputeti i VV’së Sali Zyba dhe Memli Krasniqi, shkruan Gazeta Metro.
Përderisa në Kuvendin e Kosovës po diskutohej menaxhimi i pandemisë, ka pasur replika e kundër replika kryesisht në mes të deputetëve të VV’së dhe PDK’së.
Deputeti i VV’së, Sali Zyba përderisa ishte duke folur rreth situatës shëndetësore në vend ka i është drejtuar, Bekim Haxhiut, me emrin ‘Kamish’, duke i thënë se nuk e keni idenë se çfarë është infrastruktura e shëndetësisë.
Ndërsa i menjëhershme ka qenë reagimi i deputeti të PDK’së, Memli Krasniqi, i cili i ka thënë Zybes se ty nuk ta ka frikën as lepuri.
“Sali Zyba, ty as lepri nuk të tutet”, i ka thënë Krasniqi, deputeti të VV’së.
Ndërsa duhet theksuar se ka përfunduar seanca rreth menaxhimit të pandemisë që kishte filluar dje në orën 16:00./gazetametro.net
Discussion about this post