Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga ora 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00.
Sipas vendimit të qeverisë, nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.
“Të gjithë operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare janë të obliguar që të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal, ndërsa qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00”./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post