Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar për kufizimin e ri të lokaleve të gastronomisë pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.
Hoti në një konferencë për media theksoi se të gjitha lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë 21:00 deri në 05:00 mëngjes. Jashtë kësaj periudhe, do të lejohet puna me hapësira të hapura dhe ajo që quhet take-away apo ‘merre me vete’”, tha Hoti.
Discussion about this post