Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka komentuar, ka thënë se në dy valixhet që janë konfiskuar sot në aksionin e policisë që u zhvillua në Ministrinë e Bujqësisë, ka qindra mijëra euro, shkruan Gazeta Metro.
Ehat Miftaraj përmes një postimi duke thënë se në këtë aksion duket se janë konfiskuar dy valixhe me para, teksa ka lavdëruar prokurorin e rastit Rafet Halimin dhe zyrtarët policorë që kanë marr pjesë në këtë aksion.
Tutje ai ka theksuar se ne dy valixhet që janë konfiskuar, gjenden bankënota 500, 200 dhe 100, dhe janë me qindra mijëra euro.
Postimi i plotë:
Nga aksioni i sotem si duket dy valixhe me Euro qenkan konfiskuar.
Banknotat 500, 200 dhe 100, aty ketu edhe 50. Jo pak, po SHUME, me qindra mijera Euro. E ne kete rast, nese perfundon si duhet lenda, nje pergezim per prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejte zyrtaret policor.
Respekt per Prokurorin Rafet Halimi. Ama aspak respekt per Kujtim Munishin qe u mundu ne vend te ngjarjes me ja marr meritat prokurorit Halimi./gazetametro.net
Discussion about this post