Gazetari Milaim Zeka ka shkruar lidhur me dosjet e publikuara për vresjen e Xhemail Mustafës.
Publikimi i kësaj dosje, ku përmendet edhe emri i Rexhep Selimit, pikërisht në këtë kohë, Milaim Zeka thotë se po bëhet qëllimisht nga Baton Haxhiu.
Zeka ka shkruar se publikimi i kësaj dosje, është kundër çdo etike ne raport me një të akuzuar të cilin, sipas tij tani një gazetar shqiptar po mundohet ta dëmtojë edhe më shumë.
Sipas Zekës, e që ai thotë se kjo nuk është hera e parë, Baton Haxhiu po e godet Rexhep Selimin me porosi të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Ndër të tjera ai thotë se në këtë mënyrë po tentohet të dëmtohet edhe Albin Kurti i VV-së, pjesë e së cilës është Rexhep Selimi.
Postimi i plotë nga Milaim Zeka
Discussion about this post