Milaim Zeka sërish ka aluduar se lideri i VV’së, Albin Kurti është takuar me Prokurorin e Gjykatës Speciale, para propozimit të aktakuzave për Presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.
Të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet në një shkrim në rrjetin social Facebook.
“Ky qe “nuk” eshte takuar me Prokurorine e Gjykates Speciale, ja se çka e keshillon Thaçin!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Zeka dje tha se Kurti ka kontribuar në ngritjen e këtyre aktakuzave ndaj Hashim Thaçit.
‘’Albin Kurti sa ka qenë kryeministër i ka thënë prokurorit të Gjykatës Speciale bë dicka. Kurti e ka ndërtu një piramidë me urrejtje dhe akuza konkretisht ndaj Thaçit, tha ai.
‘’Qëllimisht ka thënë këta janë hajna, bandita. Kjo i ka kontribu kësaj deklarate politike të prokurorit sepse e ka pa terrenin e morrave në Kosovë’’, shtoi tutje./gazetametro.net
Ky qe “nuk” eshte takuar me Prokurorine e Gjykates Speciale, ja se çka e keshillon Thaçin!
Posted by Milaim Zeka on Thursday, 25 June 2020
Discussion about this post