• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E hënë, 6 Shkurt, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Milazim Krasniqi ironizon me Kurtin: ‘Leciplociteti, leciplociteti… Cili leciplocitet, ku?’

by Kosova24
7 Qershor, 2020
in Lajme, Politikë
0
Milazim Krasniqi ironizon me Kurtin: ‘Leciplociteti, leciplociteti… Cili leciplocitet, ku?’
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Milazim Krasniqi: Njohësi i çështjeve politike në vend, njëherësh edhe profesor universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.Krasniqi ka lënë të kuptohet se ka mirëpritur këtë vendim, duke treguar me anë të një shkrimi të gjatë në rrjetin social Facebook, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë në asnjë segment, gjë që nuk e lë të funksionojë reciprociteti i vendosur nga ish-Qeveria Kurti dhe se një gjë e tillë nuk është asgjë tjetër përveçse një manipulim dhe një gjë e pazbatueshme.Madje me këtë të fundit ai ka ironizuar me gjuhën që fliste ish-kreu i Qeverisë, i cili ka akuzuar politikanët e Kosovës për sjellje të buta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ironizuar me ta se sa herë që ju kërkohet diçka bëjnë ‘Amelika Amelika’.

Të njëjtin diskurs ka përdorur edhe profesor Krasniqi në shkrimin e tij ku shkruante ‘Leciplociteti-leciplociteti’, ku tutje shtroi pyetjen se për cilin reciprocitet e kishte fjalën Kurti.Madje, ai tutje ka renditur faktet se pse Kosova, e cila ekziston falë prezencës ushtarake të NATO’s, asnjëherë nuk mund të vë reciprocitet ndaj një shteti sovran siç është Serbia, që i është pranuar trashëgimia dhe kontinuiteti i ish-Jugosllavisë.“Leciplociteti, leciplociteti… Cili leciplocitet, ku? Kosova nuk është e barabaratë me Serbinë në asnjë segment. Kosova është nën rezolutën 1244 të K.S. të OKB-së, ndërsa Serbia është shtet sovran, të cilit i është pranuar trashëgimia dhe kontinuiteti shtetëror i ish Jugosllavisë. E dyta, fuqia ekonomike, demografike, ushtarake e Serbisë është në shpërpjestim të madh me atë të Kosovës, gjë që nuk mundëson reciprocitet në asnjë fushë. Kosova ekziston e lirë vetëm falë prezencës ushtarake të NATO-s. E treta, Serbia ka kapacitete të bllokimit të Kosovës në çdo fushë, ndërsa Kosova nuk ka kapacitete të bllokimit të Serbisë në asnjë fushë”, janë disa ndër faktet e renditura nga Krasniqi në postimin e tij.

Postimi i plotë:

“Leciplociteti, leciplociteti… Cili leciplocitet, ku? Kosova nuk është e barabaratë me Serbinë në asnjë segment. Kosova është nën rezolutën 1244 të K.S. të OKB-së, ndërsa Serbia është shtet sovran, të cilit i është pranuar trashëgimia dhe kontinuiteti shtetëror i ish Jugosllavisë. E dyta, fuqia ekonomike, demografike, ushtarake e Serbisë është në shpërpjestim të madh me atë të Kosovës, gjë që nuk mundëson reciprocitet në asnjë fushë. Kosova ekziston e lirë vetëm falë prezencës ushtarake të NATO-s. E treta, Serbia ka kapacitete të bllokimit të Kosovës në çdo fushë, ndërsa Kosova nuk ka kapacitete të bllokimit të Serbisë në asnjë fushë”, janë disa ndër faktet e renditura nga Krasniqi në postimin e tij.Përveç në tregimin e përrallave pseudopartiotike, ku jemi më të fortë se sa Serbia dhe Rusia bashkë. (Bashkëngjitur gjeni tre postime të miat për reciprocitetin, të datës 8 shkurt 2020, që dëshmojnë qëndrim të njëjtë.)

Duke iu përmbajtur qëndrimit për 100 ditët, po skicoj shkurt problemin e reciprocitetit: 1. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Nëse zbatohet reciprociteti, Kosova duhet të deklarojë se nuk e njeh Serbinë si shtet dhe të sillet konform një qëndrimi të tillë. 2. Serbia arreston shqiptarë shpesh. Reciprocitet do të ishte arrestimi me sistemin “një me një.” 3. Serbia eksporton mallra në vlerë reth 500 milionë në tregun tonë. Reciprocitet është nëse i kërkohet Serbisë ta ulë esportin në vlerat sa hyjnë mallrat e Kosovës në Serbi. 4. Nxënësit serbë në Kosovë mësojnë me programe të Serbisë. Reciprocitet është nëse kushtëzohet që nxënësit e Luginës të mësojë me librat e Kosovës. 5. Zyrtatë serbë vijnë në Kosovë për festa fetare turlifare. Reciprocitet është nëse zyrtarët tanë shkojnë në Luginë për Bajram. Nëse reciprociteti kuptohet e zbatohet qishtu, është në rregull. Ama jo si gjethe fiku për ta fshehur heqjen e taksës. (8 shkurt 2020)Reciprociteti nënkupton një raport fizikisht simetrik dhe moralisht legjitim ndërmjet dy subjekteve. Nëse subjektet janë asimetrike përnga madhësia, fuqia dhe legjitimiteti, reciprocitet nuk mund të ketë. Në atë rast mund të ketë presion, imponim, dominim, subordinim të njërit subjekt mbi tjetrin. Qashtu qysh ka Serbia ndaj Kosovës dhe qysh ka me pasë edhe më tutje. E vetmja zgjidhje është forcimi nga brenda i shtetit tonë dhe i kombit shqiptar në rajon, për të përballuar presionin, imponimin, dominimin dhe subordinimin e Serbisë mbi Kosovën. Llafet pa mbulesë nuk na bëjnë derman. (8 shkurt 2020)

KONTRIBUT MODEST PËR SQARIMIN E RECIPROCITETIT/1. Në shumë komuna të Kosovës funksionojnë “zyrat për Kosovën”, që financohen direkt nga qeveria e Serbisë. Cili do të jetë qëndrimi reciprok i qeverisë sonë të re ndaj tyre? 2. Më 28 qershor vijnë për Vidovdan në Gazimestan popa serbë, politikanë e deri edhe banditë provokatorë që ulërasin, “Ovo je Srbija!” Si do të jetë reciprociteti në raport më këto ardhje? 3. Për zgjedhjet e 26 prillit 2020, në Kosovë do të vërshojnë partitë e Serbisë, në krye me SNS e Vuçiqit? Cili do të jetë reciprociteti ndaj kësaj ndërhyrjeje brutale, ndaj këtij zullumi elektoral? Ka hala. (8 shkurt 2020)”.

Previous Post

Vjosa Osmani reagon ashpër: Tregtarët e kufijve po shpifin ndaj babait tim

Next Post

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i del në mbrojtje Vjosa Osmanit

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.