Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se që nga e hëna të gjithë të ardhurit nga jashtë Kosovës, s’do të kenë nevojë të vetizolohen për shtatë ditë.
“Por, të gjithë ata që vijnë në Kosovë do të ju nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore ashtu siç edhe parasheh Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha Zemaj, shkruan Insajderi.
Ai ka njoftuar se që nga 8 qershori do të hiqet edhe masa e kufizimit të lëvizjes nga 21:00 në 5 të mëngjesit.
Discussion about this post