Fahri Beqa është mjek internist dhe kardiolog që jeton dhe punon në Berlin.
Ai përmes një postimi të bërë në Facebook ka shkruar rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19 në Kosovë.
Pas konfirmimit të 122 rasteve të reja, Beqa thotë se kjo nënkupton që koronavirusi tashmë po sulmon në të katër anët.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kosovë 29.06.2020: Nga 231 teste – 122 pozitiv!!!
Mbi 50% e të testuarve rezultojnë pozitiv.
Kjo nënkupton që Coronavirusi tanimë sulmon nga të katër anët.
Edhe me reduktimin e testimit (sipas modelit të Donald Trump) prapëseprapë numri i rasteve të reja të infeksionit nuk po zvogëlohet.
Fati i pandemisë tani në duart e vetë qytetarëve, institucionet tanimë është e qartë që nuk e kanë kontrollin mbi pandeminë!
Kujdes grupet e rrezikuara!!!
Discussion about this post