Jane siguruar pamje të kamerave nga korridori i Kuvendit të Kosovës, aty ku dje u pretendua nga Lëvizja Vetëvendosje se dy deputetët e LDK’së, Kujtim Shala e Arben Gashi, sulemuan fizikisht deputetin e tyre, Gazmend Gjyshinca.
Sipas deputetit të VV’së, ata i kanë shkaktuar edhe lëndime fizike, të cilat tha se mund t’i dëshmojë me raportin e mjekëve. Por, në bazë të videove të siguruara nga Gazeta Express, shihet se aty s’ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, e ku ishte thirrur për raportim Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, kishte kaluar me tensione mes deputetëve.
Discussion about this post