• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 31 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Mos u brengosni, në torishtë kanë hyrë vetëm ujqit

by Kosova24
28 Maj, 2020
in Tjera
0
Mos u brengosni, në torishtë kanë hyrë vetëm ujqit
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Rusia në Mitrovicë, Serbia në Kuvend dhe Turqia në aeroport: mirëseardhje me ftesë të pushtetit të Kosovës.

Gjendja e sigurisë është kjo: NATO-ja ruan tërësinë tokësore të Kosovës pa kurrfarë ndryshimi fondamental në misionin dhe kapacitetin për ta bërë këtë. Nga perspektiva e NATO-s dhe çfarëdo analize objektive, Kosova nuk rrezikohet nga ndonjë agresion i armatosur nga jashtë apo brenda vendit.

Gjendja e sigurisë është edhe kjo: Rusia gjendet në urën e Mitrovicës, Turqia në sallonin VIP të Aeroportit të Prishtinës e Serbia në Kuvendin e Kosovës.

Si është e mundur kjo? Si është e mundur që NATO-ja ta ruajë tërësinë tokësore të vendit , por tri vende në formë aktive të shkelin mbi atë sovranitet të cilin e ruan NATO-ja?

Përgjigjja është e thjeshtë: NATO-ja mund ta ruajë tërësinë tokësore të Kosovës, por nuk ka mision ta administrojë atë. Administrimin civil e bëjnë kosovarët, andaj edhe ujku, apo ujqit kanë hyrë në torishtë.

Rusia gjendet në urën e ndarë të Mitrovicës pa nevojë shpenzimi material apo njerëzor. Ndarjen e Mitrovicës e bënë së bashku komandantët shkurtpamës të UÇK-së dhe forcat e riorganizuara serbe në veri të vendit. Vizatimi i vijave të mundshme ndarëse mes shqiptarëve e serbëve ishte bërë më moti, dhe kjo ishte pjesë e doktrinës që doli nga zhbërja e Bashkimit Sovjetik, ai i të drejtës së rusëve (dhe serbëve) për të qenë në një shtet, apo të drejtës që të mos jenë të sunduar nga shumicat që nuk janë ruse. Veriu i Kosovës është për Moskën i njëjtë gjeopolitikisht si Abkhazia, Osetia e Donbasi i Ukrainës.

Rusia e mban urën e Mitrovicës me ndihmën e Serbisë. Serbia e mban urën e Mitrovicës si pjesë të bisedimeve që zhvillon me Kosovën. Kosova ka pranuar që për urën e Mitrovicës -dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me Kosovën, territorin dhe banorët e saj – të bisedojë me Serbinë. Bisedimet nuk kanë as cak e as afat. Mund të vazhdojnë sa të ketë tema dhe ftesë për të biseduar. Mund të vazhdojnë derisa të ketë diplomatë evropianë që ndërrohen në pozitat e tyre dhe bëhen ndërmjetës, me shpresën e fshehtë se do ta fitojnë çmimin “Nobel” për paqe.

Çfarëdo që të merren vesh Serbia dhe Kosova , shpresohet (nga BE-ja dhe Kosova) se do të marrë pëlqimin e Rusisë, që në fund, si anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së t’i japë një status që Rusia mendon se Kosova e meriton. Çka mendon Rusia e di vetëm Rusia.

Previous Post

Politikani serb kërkon dërgimin e ushtrisë e të policisë në Kosovë

Next Post

Haradinaj: Qasja majtiste e Kurtit është pro sllave, ka qenë i vetmi që ka dhënë intervistë nga Burgu i Serbisë

Related Posts

Analistja kosovare për çmimet në bregdetin shqiptar: Kush nuk ka pare, trusni te shpia e hani pite
Tjera

Analistja kosovare për çmimet në bregdetin shqiptar: Kush nuk ka pare, trusni te shpia e hani pite

28 Korrik, 2022
E moshuara nga Podujeva: Më nuk ka burra, ka vetëm bubrreca
Tjera

E moshuara nga Podujeva: Më nuk ka burra, ka vetëm bubrreca

26 Korrik, 2022
Një deputet i Kuvendit të Kosovës vozit Golf 2
Tjera

Një deputet i Kuvendit të Kosovës vozit Golf 2

25 Prill, 2022
Çfarë shkruhet në pasaportat e shteteve më të fuqishme në botë
Tjera

Çfarë shkruhet në pasaportat e shteteve më të fuqishme në botë

16 Prill, 2022
Kush merr më shumë në Zvicër, ata që punojnë në shtet apo privat?
Tjera

Kush merr më shumë në Zvicër, ata që punojnë në shtet apo privat?

10 Prill, 2022
Hoxha Behar Mjekiqi thotë se burri s’duhet t’ia marrë gruas rrogën
Tjera

Hoxha Behar Mjekiqi thotë se burri s’duhet t’ia marrë gruas rrogën

2 Prill, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.