Në Kosovë për dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) thuhet se vranësirat ditën e premte vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shi, transmeton Klan Kosova.
Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m.
Discussion about this post