Mbrëmë rreth orës 21:00 një shtëpi ishte kapluar nga zjarri në lagjen Tusuz në Prizrenit , si pasojë e një avarie të shkaktuar nga rryma elektrike thanë disa dëshmitarë për TV Prizrenin.
Fatmirësisht, nuk ka pasur lëndim në njerëz përpos dëmeve të konsiderueshme materiale, ku e gjithë shtëpia është djegur.
Në videot e siguruara nga TV Prizreni, shihet se gjithçka është djegur por libri i shenjtë Kur-ani, mbeti i pa prekur nga zjarri që kishte shpërthyer në këtë shtëpi. /tvprizreni.info/
Discussion about this post