Marrëveshje e fshehur në SHBA e cila ka tendenca negative për Kosovën ishte përmendur nga kryeministri në largim Albin Kurti, deklaratë kjo që nxiti një tendecë për prishje të raportit me SHBA, është tema që nxiti në përplasje në mes të deputetit Liburn Aliut, dhe analistit Imer Mushkolajt, përcjell Periskopi.
Mushkolaj kërkoi nga Aliu ta publikojnë këtë marrëveshje, ku sic thotë Mushkolaj këto janë vetëm paragjykime e hipoteza të kësaj partie.
“Ku e diti Albini çfarë marrëveshje, ku e diti Albini që marrëveshja është jo e mirë, kush e thirri më së pari Albinin. Je deputet ti duhesh e mbikëqyr këtë send, me këto paragjykime e hipoteza nuk shkoni kurrkund, ku është ajo marrëveshje. Po se ka thirrë kurrkush, jeni mësu më këso spina të lodhëta ju. Mbani këto pallavra, moni kështu, është e dëmshme kjo është budallëk çka po folë “, tha Mushkolaj në debat
Ndaj kësaj reagoi deputeti Liburn Aliu duke thënë se ai nuk po flet budallaqe dhe se ai është mësuar vazhdimisht ta dëgjoj Mushkolajn teksa flet budallaqe, përcjell Periskopi.
“ Unë kam dëgjuar budallëllëqe mjaftë të shumta nga ju. Çfarë motivi ki ti që i quan deklaratat e mija budallaqe”, tha ai.
Mushkolaj iu drejtua Aliut duke i thënë se ju si deputet njihi si njeri që fyeni njerëz ë në veçanti gazetarë, tha Mushkolaj
“Ju jeni mësu me ofendu gazëtrë publikisht, ku e keni sikletin, Për VV krejt do duar qëndrojnë përmbrapa, ju krijoni armiqtë”, tha Mushkolaj/Periskopi
Discussion about this post