Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 119 raste pozitive me koronavirus, si dhe katër të vdekurDrejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ka thënë se situata ka filluar të normalizohet pas një jave me numër alarmant të rasteve.
“Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë”, u shpreh Ramadani.
Ai bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë udhëzimet.
Rastet e konfirmuara pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skendraj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istaog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.
Discussion about this post