Një lajm i keq vjen nga spitali Infektiv aty ku është regjistruar viketima e parë e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha.
Prof.Dr.Arjan Pushi, mjek Hematolog në QSUT, ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga të afërm të mjekut.“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.
Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni, i afërm me mjekun Pushi.
Discussion about this post