Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin vjetor financiar për vitin 2019 për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Në mesin e disa gjetjeve, në këtë raport u evidentua edhe problemi i kujdestarive të natës nga punëtorët shëndetësor, të cilat sipas gjetjeve të ZKA-së në 6 raste u paguan pa pasur evidencë sipas rregullores së punës.
“Sipas Ligjit të Punës nr. 03/L-212, neni 23.7 “Punëdhënësi është i obliguar të mbajë të dhëna të sakta për punën jashtë orarit të punës”. Po ashtu, neni 11.3, thekson që ‘’I punësuari i cili punon me orar jo të plotë pune i gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet që dalin nga marrëdhënia e punës në proporcion me orët e punës që ka punuar i punësuar. Ne kemi gjetur se: Në gjashtë (6) mostra, kujdestaritë e natës në ShSKUK7 ishin kompensuar në mungesë të informatave të plotësuara në ditarët e kujdestarive siç kërkohet, por si bazë ishin marrë shënimet e mbajtura në fletoret individuale” thuhet në raport.
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU
Discussion about this post