Gjatë vikendit në Kosovë moti do të jetë më i freskët, ku do të ketë mundësi edhe për riga lokale shiu, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Prishtina Weather, në Kosovë fundjava sjell një pauzë të të nxehtit. Nga e diela më freskët. Mundësi për riga lokale shiu. Fillimi i javës së ardhshme kryesisht me diell.
Të shtunën do të jetë nxehtë, kryesisht me diell, derisa pasdite më vonë ku pritet të ketë riga lokale shiu në viset malore.
Ndërkaq të dielën është më freskët, pasi që do të ketë edhe erë.
Temperaturat e ajrit edhe nesër mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare, e nga dita e diel pritet të zbresin përreth vlerave pak më të ulëta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 15C, të shtunën, deri në 9C ditën e martë. Maksimalet të shtunën do të rriten deri në 34C, ndërsa të hënën zbresin në 21C deri 23C.
Të shtunën era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, e ditën e diel erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-15m/s.
Shtypja atmosferike pritet të zbres në vlera normale, e më pas shënon rritje. /gazetametro
Discussion about this post