IKShPK ka njoftuar se sonte janë identifikuar 73 raste të reja me koronavirus, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa janë shëruar 63 persona të tjerë.
Sipas njoftimit të IKShPK, Prishtina edhe sonte e mban primatin me numrin më të madh të të infekruarve.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.
Discussion about this post