Një tragedi është shënuar në një familje shqiptare që jeton në Greven të Gjermanisë.
Dy prej trinjakëve, vetëm 2 vjeç janë mbytur në një rezervuar me ujë, në të cilën fqinjët mbanin peshq dekorativë .
Të vegjlit ishin kthyer nga kopshti dhe po luanin në shtëpi. E ema kishte disa ditë që kishte qenë e sëmurë.
Në një moment dy prej trinjakëve janë larguar nga oborri i banesës dhe pasi kanë kaluar rrugën e makinave janë drejtuar tek rezervuari i fqinjt, për të parë peshqit.
Kur dy fëmijët janë larguar, binjakja e tretë ka nisur të qajë
E motra e madhe ka shkuar për ta qetësuar dhe në momentin kur ka parë që nuk kanë qenë në shtëpi dy binjakët ka nisur t’i kërkojë.
Ndërkohë fqinja, një grua e moshuar kur ka parë fëmijët brenda në rezervuar ka nisur të thërrasë ndihmë, ndihmë.
Zërin e saj e ka dëgjuar vajza e familjes dhe ka vrapuar drejt rezervuarit
Menjëherë i ka nxjerrë jashtë fëmijët të cilët janë dërguar me urgjencë me helikopter në spital.
Por, pavarësisht të gjithë përpjekjeve të dy fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe zemra e tyre ndali të premten.
Ngjarja është vërtetë një aksident tragjik tha zëdhënësi i policisë, Andreas Bode pa dhënë detaje të mëtejshme
Ora News mëson se tragjedia ka ndodhur në familjen e Almir Kryemadhit, me origjinë nga Skrapari por që kishte jetuar në Tiranë. Bashkëshortja e tij është nga Lushnja.
Ata kishin tre vite që jetonin dhe punonin në Gjermani. Një tragjedi e tillë u ra si gjeme familjes e cila vetëm pak ditë më parë kishte festuar 2 vjetorin e trenjakëve, pikërisht më 6 qershor.
Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë komunitetin dhe është përcjelle nga të gjitha mediat gjermane.
(Ne foto: Dy femijet qe humben jeten)
Discussion about this post