Trupat e pajetë të kosovarëve mërgimtarë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e së dielës në Kroaci, janë nisur për në Kosovë.
Bartja e kufomave po bëhet falas nga automjetet e kompanisë ‘Pikëllimi’’ nga Slovanski Brod të Kroacisë.
Duhet përkujtuar që nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Kroaci kanë humbur jetën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.
Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se pas orës 22:00 në Aeroportin e Prishtinës do të arrijnë edhe shumë prej të lënduarve të cilët deri më sot janë trajtuar në kuadër të spitalit të Kroacisë në Brod.
Discussion about this post