Sot, rreth orës 15:00, një femër është therur me thikë qendrën tregtare “Royall Mall”, në rrugën “B” në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën, e cila dyshohet se e ka therur viktimën femër.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”
Discussion about this post