Një grup të rinjsh në Skenderaj kanë organizuar një protestë për ta kundërshtuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale me seli një Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.
Organizatori i kësaj proteste, Arbër Geci, në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ka bërë të ditur se janë duke diskutuar edhe me komunat tjera për ta organizuar një protestë gjithë-popullore.
“Ne si qytetarë të Skenderajt kemi vendosur që të organizojmë protestë gjithë-popullore për shkak të padrejtësive që po iu bëhen luftëtarëve të UÇK-së”.
“Ne jemi duke diskutuar me të gjitha komunat që të bëjmë një organizim gjithë-popullor, për datën dhe kohën do të ju njoftojmë me kohë”.
“Që 20 vjet, pjesëtarët e UÇK-së janë duke u akuzuar pa asnjë fakt. Ne protestën e kemi filluar sot në mëngjes dhe tash jemi duke diskutuar me të gjitha komunat e Kosovës”.
“Është një lajm i hidhur sepse falë këtyre çlirimtarëve ne sot jetojmë të lirë. Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve në Kosovë që të organizohemi dhe të bëjmë një protestë popullore për padrejtësitë që po iu bëhen krerëve të UÇK-së”.
Discussion about this post