Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Tiranën pak minuta më parë në një hotel pranë QSUT-së.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se shpërthimi i fortë ka ndodhur në hotel “Viktoria”, i cili është në pronësi të babait të biznesmenit të njohur Ervin Mata, i cili u përfshi në ngjarjen e bujshme që ndodhi në ish-Bllok.
Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije për JOQ se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa gati nuk u thyen xhamat. Ai tregon se doli në dritare dhe pa vetëm tym.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për shpërthim me tritol.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia, mjetet e ambulancës dhe të zjarrfikëses.
Zona është rrethuar nga forca të shumta policie.
Discussion about this post