Një aksion i madh i Policisë së Kosovës, është duke u zhvilluar në qytetin e Klinës, shkruan Gazeta Blic.
Një lexues i Gazeta Blic, ka rrëfyer ngjarjen, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për disa arrestime që njësitet speciale, janë duke i bërë në qytetin e Klinës.
Në këtë aksion janë duke marrë pjesë policë civilë të maskuar.
Aksioni ende është duke u zhvilluar dhe Gazeta Blic merr vesh se deri më tani janë arrestuar dy persona të kërkuar nga Interpoli.Arrestimi i tyre është bërë nga policë të maskuar dhe të arrestuarit janë futur nga policia në vetura private.
Discussion about this post