Në këto momente po digjet njëri ndër lokalet më të frekuentuera në Bogë, “Wolfpack”, si pasojë e djegies së një shtëpie në afërsi.
“Po është duke u djegë, nuk po mundemi për momentin me intervenu se është bora e madhe shumë. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e Zjarrfikësve dhe Policia. Është në pyetje në shtëpi që ka filluar të digjet aty, por ka një rrezik që është një rezervuar me naftë aty afër. Lokalet tjera po sigurohen”, thanë për Sinjalin nga ekipi i Emergjencave.
Discussion about this post