Ka përfunduar intervistimi për të katërtën ditë radhazi i presidentit Hashim Thaçi nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Burime të Indeksonline brenda Gjykatës Speciale bëjnë me dije se nuk do të ketë më intervistim të presidentit Thaçi.
Jashtë Gjykatës Speciale janë mbledhur përkrahës të shumtë të Thaçit, të cilët po e presin atë.
Ata dëgjohen teksa thojnë “O Hashim o hero, krejt Kosova ty të do”./Indeksonline/
Discussion about this post