Një ngjarje aspak e zakonshme ndodhi së fundi në rajonin e Gjilanit, saktësisht në fshatin Stanishor të ‘Novobërdës’ apo njohur ndryshe si Artana.
Dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut u kidnapuan dhe keqtrajtuan nga pesë persona të dyshimtë, dy prej tyre zyrtarë policorë.
Lajmi.net mëson se të përfshirë në këtë rast janë zyrtari policor Visar Kërqeli në bashkëpunim me të dashurën e tij Marigona Islami, F.Sopi si dhe një zyrtar tjetër policor Besjan Neziri.
Kërqeli i cili cilësohet si organizator i gjithë kësaj i kishe dërguar vazhdimisht familjarëve të viktimave video-incizime ku Marigona Ismali ( të cilën e prezantonte si bashkëshorten) shihej në shtrat me njërin prej tyre dhe kësisoj kërcënonin ata që duhet dërguar para në të kundërtën do t’i publikohen këto pamje.
Madje zyrtari policor shkoi edhe më larg duke ofenduar familjarët dhe duke u kërkuar që gruaja e viktimës të vinte dhe të kryente marrëdhënie me të. “Pa ma pru gruan tënde këtu me ta q* edhe unë, plus paratë, nuk barazohemi”.
Discussion about this post