Moti: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e stinës së verës do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënoj ngritje, bashkë me presionin atmosferik, shkruan Gazeta Evropa.
“Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javë së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin. Në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Discussion about this post