• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E hënë, 30 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

“Parashikimi” i Ramush Tahirit: Ja në favor të kujt do të vendosë kushtetuesja

by Kosova24
20 Maj, 2020
in Lajme, Politikë
0
“Parashikimi” i Ramush Tahirit: Ja në favor të kujt do të vendosë kushtetuesja
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Dekreti i presidentit, Hashim Thaçi, për kandidatin për kryeministër të ri të Kosovës, tashmë disa ditë në pezullim, po pret përgjigjen përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas politologut Ramush Tahiri, vendim ndryshe nga Kushtetuesja se ai që i jep të drejtë presidentit në këtë rast nuk do të ketë.

Tahiri për GazetaBlic ka theksuar se as për partinë e cila ishte parashtruese e kërkesës për shqyrtim, Vetëvendosje, nuk do të ishte në favor një vendim tjetër, i cili do të mund të çonte në bllokim të sistemit parlamentar.

“Vendimi nuk mund të merret assesi ndryshe përveç që me i dhënë të drejtë presidentit që me e caktu mandatarin dhe mos me i dhënë të drejtë VV-së që qeveria mos me u kriju pa partinë e parë. Kjo sepse edhe VV nuk do ishte e kënaqur sikur të jepej vendimi për të sepse ky do të ishte një vendim pa paprecedentë që do merrej vetëm këtë herë por do bëhej rrugë edhe për të tjera.

VV si parti parlamentare nuk e ka në interesin e saj që gjithmonë partia e parë me e bë qeverinë dhe gjithmonë qeveria e parë me e fitu shumicën parlamentare, sepse VV në këto zgjedhje ka dalë e para, në zgjedhjet e tjera nuk ka qenë e para. Nuk mundemi me paramendu që partitë tjera tash, ta zëmë PDK ose LDK me e blloku gjithë sistemin parlamentar, sepse parlamenti është ai që e zgjedhë qeverinë”, tha ai.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, Tahiri shton se Kosova do të jetë e vetmja në botë që do të bllokohet politikisht.

“Si politolog po më duket e pakuptueshme ky koncepti i VV-së sepse nëse e merr një vendim të tillë gjykata, ne do të ishim vendi i vetëm në botë që bllokohemi, se krijohen koalicionet vetëm me i marrë zgjedhjet, nuk është me rëndësi çfarë koalicioni, si u krijua atëherë VLAN-i për me dalë partia e parë dhe prishet koncepti i garave. Koncepti demokratik është që gara mbahet me pa kush po del e para e kush e dyta”, tha Tahiri.

Duke komentuar reagimin e ministres së Drejtësisë në media, Albulena Haxhiu, se nuk mund të përgjigjej se a do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, ai thotë se nuk ka mënyrë tjetër që i ikë respektimit të vendimeve të Gjykatës.

Veprimet e tilla si protesta, Tahiri i quan anarki të rrugës dhe antiligjore.

“Po shoh Albulena Haxhiu e të tjerë që po thonë nuk e dijmë a e respektojmë apo jo. Nuk ka metodë që mos me e respektu, legale. Demonstrata, rrëzimi me dhunë, pa dhunë askujt nuk i ndalet. E kemi pasë rastin e gazit lotsjellës. Këtë mund ta bëjnë prapë, por kjo nuk është demokraci e rrugës, kjo është anarki e rrugës dhe antiligjore e antikushtetuese por si veprim secili i mban përgjegjësitë vet”, shtoi ai.

Derisa po pritet që në 29 maj Gjykata Kushtetuese të dalë me vendim, Tahiri ka thënë se kjo mund të ndodhë edhe më herët.

“Gjykata pritet të marr vendimin sa më shpejtë, varet prej punëve që i procedon, por vendimi mund të merret edhe para datës legalisht, 29 maj. Sigurisht që nuk kalon 15 qershori pa u marrë vendimi”, përfundoi Tahiri.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje po kërkojnë zgjedhje të reja menjëherë pas përfundimit të pandemisë, për faktin që sipas tyre nuk mund të ketë Qeveri të re, pa fituesin e zgjedhjeve.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e pezullimit, ndaj vendimit të presidentit që ta mandatoj kandidatin e partisë së dytë për kryeministër.

Previous Post

Koronavirusi i la në gjysmë testimet për patentë-shofer, kjo është dita kur nisin punën Autoshkollat

Next Post

Rrahje masive në këtë Komunë të Kosovës, lëndohen gjashtë persona

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.