Tenderë të mbyllur, përmes procedurës së negocimit, po vazhdohen të jepen në Ministrinë e Infrastrukturës, e drejtuar nga Liburn Aliu e zëvendësi i tij Hysen Durmishi, të Lëvizjes Vetëvendosje. Së fundi, mbi 85 mijë Euro tender në mënyrë një burimore, kjo Ministri i ka parapara t’ia jap kompanisë N.N.T. “A.B.C.”, për Asfaltimi i Rrugëve në Kamenicë.
Vetëm një javë pasi grupi i operatorëve ekonomik “Velkom KS SH.P.K.”; “AE Consulting, Inc.”, fitoi kontratë pa tender, në vlerë 226 mijë euro për zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Ministria e Infrastrukturës i ka paraparë t’i shpërndajë mbi 85 mijë Euro tjera nga buxheti shtetit tek një operator tjetër ekonomik, përmes procedurës së negocimit.
Fjala është për N.N.T. “A.B.C.”, në pronësi të biznesmenit nga Podujeva, Arben Jetullahu, e cila ka fituar kontratë 85.040,29 Euro nga Ministria e Infrastrukturës për asfaltimin e rrugëve në Kamenicë, shkruan Reporteri, përcjell Periskopi.
E krejt kjo është bërë në mënyrë burimore, pa tender të hapur, përmes procedurës së negocimit, sikurse janë dhënë në muajt e fundit edhe një mori tenderësh tjerë nga kjo ministri që drejtohet nga dyshja e VV-së, Liburn Aliut Ministër, e Hysen Durmishi Zëvendësministër.
Discussion about this post