Sot gjatë vazhdimit të seancës plenare, deputeti Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, nëpërmjet një projekt-rezolute ka kërkuar ndër tjerash rritjen e pagave për punëtorët shëndetësor dhe për të gjithë zyrtarët që po përballën çdo ditë me betejën COVID-19, raporton Gazeta Evropa.
“Të sjellët në Kuvend Ligji Kundër COVID-19; PDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që me vendim të veçantë t’i rritë pagat për punëtorët shëndetësor, siç parashihet me Ligjin për paga. Ky vendim duhet t’i përfshijë të gjithë zyrtarët që po përballën çdo ditë me betejën COVID-19; Ministria e Shëndetësisë të punojë maksimalisht që të punësojë së paku edhe 1500 profesionistë shëndetësor në nivel të Kosovës; decentralizim të testimeve dhe të trajtimeve me COVID-19, duke mbështetur komunat në menaxhimin e situatës me plan konkret, si dhe angazhim të spitaleve private; të licensohet sektori privat për të bërë teste për COVID-19, duke i obliguar që t’i raportojnë rezultatet në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në Ministrinë e Shëndetësisë; të autorizohet Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që t’i publikojë emrat e personave që janë testuar, dhe të atyre që kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Haxhiu.
Projekt-rezoluta e propozuar nga deputeti Haxhiu, pritet të hidhet në votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. /EVROPA/
Discussion about this post