Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Suharekë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të PDK-së në Facebook, bëhet e ditur se Hoxhaj u ka premtuar atyre se do ua rris pensionet dhe familjet e dëshmorëve do të kenë pensione varëissht nga numri i anëtarëve dëshmorë, shkruan Reporteri.net.
Hoxhaj premton se nuk do t’u ndërpriten pagesat familjeve të dëshmorëve edhe nëse kanë një kontratë pune.
Ky është postimi i plotë:
Partia Demokratike, e dalë nga lufta mbrojtëse e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, ka pasur dhe do të ketë kujdes maksimal për kategoritë e dala nga lufta, për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët. Në takimin e kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj me veteranët në Suharekë, u premtua se kujdesi i shtetit do të jetë i matshëm duke rritur pensionet, ku familjet e dëshmoreve do të kenë pensione varësisht nga numri i anëtareve deshmorë që kanë dhe nuk do të ndërpritet pagesa nëse kanë një kontratë pune.
Discussion about this post