Komisioni Disiplinor i ShSKUK-së, ka përjashtuar nga puna ish-drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, Tefik Bekteshin, raporton Gazeta Online “Reporteri”.
Siç mëson Reporteri.net, nga burime, përjashtimi i kardiologut Bekteshi nga puna ka ardhur si pasojë e mosparaqitjes së tij në punë për tre muaj.
Bekteshi kishte konsideruar se i ishte bërë e padrejtë shkarkimi i tij nga pozita e drejtorit Klinikës së Kardiokirurgjisë, teksa rastin e ka dërguar në Gjykatë.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka tentuar të marrë një qëndrim nga ana e Bekteshit, por ky i fundit nuk është përgjigjur në telefon.
Bekteshi, vitin e kaluar, ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit me arsyetimin për shkelje dhe parregullsi gjatë menaxhimit të klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive.
Discussion about this post