Deputetit të LDK-së, Fetah Rudi, i është përkeqësuar gjendja gjatë përballjes me koronavirusin.
I biri i tij, Petriti, ka njoftuar përmes Facebookut se deputeti Rudi është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive.
Ai ka thënë se pas një kohe, gjendja e babait të tij është më stabile e me shenja drejt përmirësimit.
Deputeti Rudi kishte njoftuar, më 25 gusht se është i prekur me COVID-19.
Te dashur miq, ne pamundesi qe tu pergjigjemi te gjitha thirrjeve dhe interesimit te juaj per gjendjen e babit, ju njoftoj se pas keqesimit te gjendjes, babi po e vazhdon trajtimin ne Kliniken Infektive ne Prishtine. Momentalisht gjendjen e ka stabile, me shenja drejte permiresimit. Lutemi per sherimin e plote te babit, dhe te gjithe te prekurve me Covid-19. Mirenjohje dhe respekt per te gjithe, Petrit Fetah Rudi.
Discussion about this post