Një person në Prizren ka marrë lëndime trupore pasi është plagosur me armë zjarri , raporton Kosova24.
Rastin për portalin Kosova24 e konfirmuar zyrtari për informim i DRP në Prizren, Vesel Gashi, i cili ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Policia në Prizren në ora 8 e 50 minuta ka marrë informacion se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.
Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë “./Kosova24/
Discussion about this post